Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë është një organizatë joqeveritare humanitare dhe e pavarur, misioni i së cilës është të promovojë të drejtat universale të njeriut midis qytetarëve të Kosovës.

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, përveç zyrës së saj në Kosovë, ka zyra rajonale të vendosura në Kroaci, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi.

YIHR KS angazhohet në:
– Avokim dhe promovim të të Drejtave të Njeriut, në veçanti:
– Promovimi i të drejtave të njeriut përmes edukimit, aktivizmit, fushatave, rrjeteve lokale dhe rajonale, si dhe rritjes së të menduarit kritik të të rinjve;
– Të kontribuojë në forcimin e sundimit të ligjit përmes dokumentimit, raportimit dhe avokimit rreth legjislacionit që ndikon në të drejtat njerëzore të të gjithëve;
– Fuqizimi i procesit të ballafaqimit me të kaluarën duke krijuar lidhje të reja midis të rinjve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Projekti “Fuqizimi i Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian” si objektiv të përgjithshëm duhet të ketë mbikëqyrjen publike ndaj politikave të minoriteteve në Kosovë përmes përfshirjes dhe aktivizimit të të rinjve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në proceset para, gjatë dhe pas zgjedhjeve në Kosovë, në komunat e Prishtinës, Fushë Kosovës, Ferizajit, Gjakovës dhe Prizrenit.
Projekti ka për qëllim promovimin e parimeve të barazisë, të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë, duke zhvilluar një varg aktivitetesh për të mbështetur të drejtën e informuar, dhe të lirë nga kërcënimet, të romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve, për të fuqizuar komunitetin që ata të mund të kryejnë vetë-monitorimin e zgjedhjeve dhe të minimizojnë keqpërdorimin e votave të romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve, si dhe për të siguruar mundësi të mëtejshme për komunitetin që të mbajë përgjegjës personat e zgjedhur.
Përmes zbatimit të këtij projekti, YIHR KS ka arritur që një numër më i madh i minoriteteve të marrin pjesë në jetën politike dhe publike. Veçanërisht, është rritur pjesëmarrja e votuesve të rinj romë, ashkalinjë dhe egjiptianë në proceset zgjedhore që do të rrisin llogaridhënien e Institucionit ndaj qytetarëve dhe kjo llogaridhënie do të zhvillohet në mënyrë sistematike sa i përket çështjeve ekonomike, sociale, shëndetësore, të punësimit, të të drejtave të njeriut dhe çështjeve të arsimit.

Orari Zyrtar

09:00 – 17:00
Nga e Hëna në të Premte

Na kontaktoni

Ardian Krasniqi nr.5 kati II, 10000 Prishtinë, Kosovë
Tel: +381 38 748 018